Mendjen te Ajaxi

Futboll

Mendjen te Ajaxi

Më: 12 prill 2019 Në ora: 15:05
Massimiliano Allegri

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri foli para medieve në prag ndeshjen me Spal, një sfidë ku mund të shpallen matematikisht kampionë të Serie A nëse fitojnë dhe pavarësisht rezultatit që Napoli do të marrë në Verona ndaj Chievo.

Gjendja e ekipit - Janë shumë lojtarë që duhet të pushojnë dhe shumë të tjerë që kanë nevojë të luajnë. Do të jetë një shans i mirë për ata që do luajnë. Festimet mund të shtyhen sepse të martën ne kemi një ndeshje që mbyll një cikël të rëndësishëm dhe mund të na japë ne mundësin për t’u kualifikuar për në gjysmëfinale të Champions League.

Spal – Do të jetë bukur të festojmë atje, ata janë duke siguruar mbijetesën për të dytin vit radhazi dhe kanë rinovuar stadiumin. Ferrara është një qytet i bukur dhe ekipi mund të marrë frymë. Ne duhet të marrim tre pikët ndaj një ekipi që i ka fituar dy ndeshjet e fundit në fushën e vet.

Kean – Të shtunën ai do jetë titullar dhe do ketë mundësinë të tregojë veten. Për të martën, të shohim.

Ronaldo – Do jetë e vështirë të luajë ndaj Spal sepse ai është rikthyer në limite nga dëmtimi dhe nuk ka sens që ta rrezikojmë. Nesër do jetë një mundësi për të pushuar për të.

Perin do luajë nesër titullar, ndërsa për Bonucci parashikohet të qëndrojë pushim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat