Lionel Messi nuk do të udhëtojë me Barcelonën për ndeshjen e fundjavës ndaj Huescas.
Huesca të shtunën me fillim nga ora 16:15, takohet me Barcelonën në ndeshjen e vlefshme të xhiros së 32-të.
Ylli argjentinas, Lionel Messi, nuk do të ndihmojë skuadrën në këtë udhëtim me skuadrën e fundit në tabelë.
31 vjeçari ende ka disa shenja në fytyrë pas goditjes që ka marrë nga Chris Smalling në ndeshjen e mesjavës kundër Manchester United në Ligën e Kampionëve.
Por, kjo mungesë nuk ka të bëjë me lëndimin, pasi të enjten Messi i është nënshtruar një sërë testesh dhe është konfirmuar se gjithçka është në rregull me të.