Smalling tregon për ‘aksidenti’ me Messin

Futboll

Smalling tregon për ‘aksidenti’ me Messin

Më: 12 prill 2019 Në ora: 16:15
Smalling tregon për ‘aksidenti’ me Messin

Futbollisti i Manchester Utd, Chris Smalling, flet se si ndodhi lëndimi i Lionel Messit të Barcelonës. Sipas tij, përplasja ka qenë "një aksident". “Unë fola me Messin pas mbarimit të ndeshjes. Patëm një bisedë të shkurtër dhe shtrënguam duart. Ai e dinte se ishte një aksident, asgjë me qëllim nga ana ime. Luis Suarez erdhi tek unë, edhe pas ndeshjes. Patëm një grindje të mirë, më tundi edhe dorën, për më pas më tha: Fat të mirë! Është mirë që, pas asaj beteje në fushë, të ruhet respekti për njëri-tjetrin. Në fund të fundit, të gjithë futbollistët përpiqen të japin më të mirën e tyre në lojë”, ka thënë Smalling.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat