Çfarë po ndodh me Valon Berishën?

Futboll

Çfarë po ndodh me Valon Berishën?

Më: 12 prill 2019 Në ora: 16:27
Valon Berisha

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha rrezikon të mbyllë para kohe sezonin e tij me Lazion. Futbollisti pësoi një dëmtim në stërvitje rreth një javë më parë dhe tashmë rrezikon t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Futbollisti ka kryer kontrollin në Barcelonë, por nuk është marrë ende vendimi mbi operacionin, që në rast se ndodh atëherë ky sezon për 26-vjeçarin mund të konsiderohet i mbyllur. Dëmtimet kanë qenë të shpeshta në radhët e futbollistëve të skuadrës romake në këtë sezon dhe nga kjo epidemi nuk ia ka dalë të shpëtojë as mesfushori.

Ndërkohë, Valon Berisha është transferuar këtë sezon te ekipi italian, por për shkak të përshtatjes dhe shqetësimeve të shpeshta fizike, mesfushori nuk ia ka dalë të fitojë aktivizimin në vazhdimësi, teksa trajneri Simone Inzaghi e ka hedhur në fushë në vetëm 14 raste.

Megjithatë, mungesa e e tij do të ndihet pasi në këtë periudhë skuadra në të cilën aktivizohet dhe portieri i Kombëtares shqiptare Thomas Strakosha, do të ketë një kalendar të ngjeshur mes ndeshjeve të Serie A dhe Kupës së Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat