‘Hazard sikur Messi, nuk mund të zëvendësohet’

Futboll

‘Hazard sikur Messi, nuk mund të zëvendësohet’

Më: 12 prill 2019 Në ora: 17:47
Eden Hazard

Chelsea mund ta humb yllin kryesor të skuadrës, Eden Hazard, gjatë afatit kalimtar të verës.

Anësori belg është lidhur tash e katër afate kalimtare me një kalim të mundshëm tek Real Madrid, dhe duket se gjatë kësaj vere më në fund do të realizohet një gjë e tillë.

Në rast se kjo ndodh, frikë e madhe ekziston tek ish lojtari i Chelsea, Glenn Hoddle, i cili ka krahasuar Hazard me Messi, duke thënë se belgu do të ishte i pazëvendësueshëm.

“Nëse Messi pensionohet, si do ta zëvendësonte Barcelona? Hazard nuk është në atë kategori, por si do ta zëvendësonte Chelsea atë? Nuk munden” ka thënë Hoddle.

“Nuk shoh ndonjë që mund ta bëjë punën e Hazard. Mund ta shoh atë në një fanellë të bardhë sezonin e ardhshëm, duke shijuar futbollin” ka thënë tutje Glenn.

Skuadra e Chelsea nuk do të ketë mundësi që të transferojë ndonjë lojtarë gjatë dy afateve të ardhshme kalimtare, dhe skuadra synon ta mbaj belgun, por do të jetë shumë e vështirë.

Kualifikimi në garat e Ligës së Kampionëve do të mund të shërbente si një mjet bindës për qëndrimin e belgut, megjithëse edhe ajo vështirë se do ta ndal kalimin e tij në Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat