Pochettino: Kane nuk do të kthehet këtë sezon

Futboll

Pochettino: Kane nuk do të kthehet këtë sezon

Më: 12 prill 2019 Në ora: 18:32
Harry Kane

Edhe trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka konfirmuar se Harry Kane do ta humb pjesën e mbetur të sezonit.

Sulmuesi  i Tottenham ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Manchester City, në kuadër të Ligës së Kampionëve, pas një përplasje me Fadian Delph, dhe duket se ajo ka rezultuar fatale për sezonin e anglezit.

Pas ekzaminimeve mjekësore është raportuar se Kane ka dëmtuar ligamentet, dhe një gjë të tillë ka konfirmuar edhe Pochettino, i cili ka thënë se skuadra e tij nuk do të llogarisë në Kane për pjesën e mbetur të sezonit.

“Ai ndihet i mërzitur dhe i dëshpëruar, si të gjithë në skuadër. Është moment i vështirë për të dhe skuadrën” ka thënë Pochettino.

“Ne duhet ta mbështesim atë, por ne duhet të presim përgjigjen nëse ai do të mund të stërvitet me skuadrën” ka thënë ndër të tjerash Pochettino, duke lënë të kuptohet se Kane do të jetë jashtë për këtë sezon.

Tottenham do të luajë edhe dy ndeshje radhazi me Manchester City, ku mungesa e sulmuesit kryesorë me siguri se do të jetë e dukshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat