E rrallë: Gjyqtari anglez tregon skuadrën e zemrës

Futboll

E rrallë: Gjyqtari anglez tregon skuadrën e zemrës

Më: 12 prill 2019 Në ora: 19:28
Mark Clattenburg

Mark Clattenburg është një gjyqtar i njohur anglez, i cili deri në sezonin 2016-2017 ka ndarë drejtësinë në Premier Ligë.

Tashmë ai është në Azi, pasi kishte emigruar në Arabinë Saudite dhe në Kinë. Një tifoz i ka bërë 44-vjeçarit një pyetje se me cilën skuadër ishte tifoz.

Clattenburg u përgjigj pa ndrojtje dhe tha: “Newcastle United. Skuadra më e mirë në botë”. Është ndër të paktat raste që një gjyqtar e bën publik skuadrën e zemrës.

Clattenburg  ka marrë stemën e FIFA-s në vitin 2006 dhe kulmin e karrierës e arriti në vitin 2016 kur gjykoi dy finale të mëdha, atë të Realit dhe Atleticos në Ligën e Kampionëve dhe të Evropianit mes Francës dhe Portugalisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat