Batatina: Nuk kemi zgjidhje tjetër, luftojmë vetëm për tri pikë 

Futboll

Batatina: Nuk kemi zgjidhje tjetër, luftojmë vetëm për tri pikë 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 prill 2019 Në ora: 19:50
Batatina: Nuk kemi zgjidhje tjetër, luftojmë vetëm për tri pikë 

Llapi kërkon vetëm tri pikë dhe asgjë tjetër në duel me Gjilanin, për të ruajtur hapin në luftë për titullin e kampionit në elitën e futbollit të Kosovës. Ballafaqimi mes këtyre skuadrave do të zhvillohet nesër (15.30) në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku pritet një lojë e fortë. Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, është optimist se të tria pikët do të mbesin në Podujevë.

“Do të jetë ndeshje e vështirë jo e lehtë për ne, sepse skuadra e Gjilanit ka ekip të mirë dhe shumë serioze dhe ndryshimet në bankën e Gjilanit që kanë sjell frymë te re por ne i kemi ambiciet tona, e kemi marr lojën me seriozitetin më të madh të mundur, duke punuar gjatë gjithë javës për këtë ndeshje, duke mos kursyer asgjë nga vetja dhe stafi por edhe lojtarët.

Më e rëndësishmja është se skuadra po kalon formë të mirë dhe grupi është shumë homogjen dhe i bashkuar për t’i arritur objektivat e skuadrës. Në skuadër e kam një atmosferë të jashtëzakonshme, ku kjo më bën të besoj në këta djem për ti arrit objektivat duke e ditur se ne nuk kemi zgjidhje tjetër vetëm të luftojmë për tri pikë dhe të jemi në garë për titull, mos ta humbim hapin.

Jemi të kompletuar si skuadër dhe do ta japim maksimumin në teren, ku nesër do të jetë një atmosferë e jashtëzakonshme nga tifozët ‘Legjendat’ në tribuna, kemi edhe mysafir nga një skuadër gjermane nesër në ndeshje, ku prezent do të jetë edhe kryetari i Klubit dhe gjithë kryesia”, tha Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”. Në taborin e Gjilanit shpresojnë që të kthehen të pamposhtur nga Podujeva.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat