Everton apo Chelsea? Zouma bën zgjedhjen e tij

Futboll

Everton apo Chelsea? Zouma bën zgjedhjen e tij

Më: 12 prill 2019 Në ora: 21:20
Kurt Zouma

Lojtari i Chelsea, i cili paraqitet me Everton si i huazuar, Kurt Zouma, duket se është vendosur për të ardhmen e tij.

Qendër mbrojtësi francez ka zbuluar se është i hapur për një qëndrim permanent tek skuadra e Everton, sipas ‘Liverpool Echo’.

Zouma ka regjistruar 31 paraqitje këtë edicion me skuadrën nga ‘Goodison Park’, që është sa gjysma e tij tek ekipi që zotëron kartonin e tij, ku kishte qëndruar pesë vite.

Francezi insiston se dëshiron të luaj rregullisht dhe do ta konsiderojë të ardhmen e tij në fund të këtij sezoni.

Para se të pësonte një lëndim, Zouma regjistroi disa paraqitje të mira me skuadrën e Chelsea dhe nisi të konsiderohej si e ardhmja e mbrojtjes franceze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat