Mesfushori i Ajax kërkohet nga gjigantët e Evropës, ‘flirton’ me skuadrën nga Serie A

Futboll

Mesfushori i Ajax kërkohet nga gjigantët e Evropës, ‘flirton’ me skuadrën nga Serie A

Më: 12 prill 2019 Në ora: 21:55
Ajax

Kjo gjeneratë e artë e Ajax Amsterdam e cila po shkakton probleme të mëdha për gjigantët si Juventus apo Real Madrid, duket se po shpërbëhet gjatë verës.

Përveç Frenkie de Jong dhe Matthijs De Ligt, skuadrat e mëdha tashmë janë vënë në kërkim të Hakim Ziyech.

Ylli i mesfushës së Ajax ka lënë të hapur mundësinë e tij për një kalim tek skuadra italiane, Roma, ku në të kaluarën kaloi ish shoku i skuadrës së tij, Justin Kluivert.

“Nuk mendoj se është mbyllur dera” ka thënë lojtari, pasi në afatin kalimtar të kaluar ishte lidhur me një kalim tek Roma.

“Unë akoma bisedoj me Justin Kluivert rregullisht, dhe ne kemi folur për Serie A” ka thënë tutje lojtari.

“Vartë nga projekti i skuadrës që kanë përgatitur për mua. Pjesa e rëndësishme është që të rritem si lojtar” ka shtuar ndër të tjerash marokeni.

Mbetet të shihet nëse Ajax do të arrijë ta mbajë lojtarin apo nëse Roma do ta bind atë për një kalim në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat