Ramos i lënduar, ja sa do t’i mungojë Real Madridit

Futboll

Ramos i lënduar, ja sa do t’i mungojë Real Madridit

Më: 12 prill 2019 Në ora: 22:06
Sergio Ramos

Kapiteni i Real Madrid, Sergio Ramos, ka pësuar një lëndim dhe do t’i mungojë skuadrës së Real Madrid në ndeshjet e ardhshme.

Ramos ka dëmtuar muskulin e këmbës së majtë, siç ka konfirmuar faqja zyrtare e Real Madrid.

Mbrojtësi i cili është paraqitur në 39 takime me ‘Los Blancos’ këtë edicion, ka regjistruar 10 gola për skuadrën e tij.

Por, në ndeshjet kundër Leganes, Athletic Bilbao dhe Getafe, kapiteni nuk do të mund të jap kontributin e tij për skuadrën.

33 vjeçari kishte luajtur për 90 minuta në humbjen e skuadrës 2:1 ndaj Valencia, gjatë 3 prillit, para se të qëndronte në bankën rezervë për ndeshjen ndaj Eibar, që luhej vetëm tri ditë më vonë.

Ky lëndim për Sergio Ramos nuk është risi, pasi lojtari kishte humbur disa ndeshje si pasojë e problemit  të njëjtë, gjatë muajit janar të vitit 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat