Pique e tepron fort me këtë parashikim

Futboll

Pique e tepron fort me këtë parashikim

Më: 12 prill 2019 Në ora: 22:49
Gerard Pique

Ambicia për të luajtur ndeshje dhe sfida prestigjioze në nivele të larta e ka udhëhequr drejt një karriere të shkëlqyer. Gerard Pique tenton të përçojë armët e tij të forta edhe te klubi modest në pronësi të tij, FC Andorra.

Mbrojtësi i Barcelonës dhe Përfaqësueses së Spanjës ka folur për “Mundo Deportivo” në lidhje me projektin e tij dhe nuk ka fshehur aspak objektivat dhe pritshmëritë e larta me skuadrën që aktualisht aderon në Primera Catalana, një divizion rajonal të futbollit spanjoll.

“Njerëzit mund të nisin të qeshin, por unë e them gjithmonë se himni i Champions League do të këndohet në Andorra. Unë besoj, do të japim gjithçka. Sponsori ynë i ri “MoraBanc” do të jetë një aleat thelbësor për të arritur një objektiv që mbase tani duket një utopi, të luajmë në Champions League”, deklaroi Pique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat