Pamje të frikshme vijnë nga Belgjika

Futboll

Pamje të frikshme vijnë nga Belgjika

Më: 12 prill 2019 Në ora: 23:09

Skena të llahtarshme vijnë nga ndeshja e kampionatit belg mes Standard Liege dhe Anderlecht, e cila u ndërpre në minutën e 30-të.

Pas 30 minutave lojë, vendasit ishin në epërsi me shifrat 2-0, dhe Anderlechti kishte mbetur me 10 futbollistë në fushë.

Mërzia e tifozëve të Anderlechtit arriti kulmin, dhe ata filluan të hidhnin flakadanë në fushën e lojës. Mysafirët nuk po qetësoheshin, ndërsa gjyqtari kryesor i sfidës vendosi që të tërheqë skuadrat, dhe ta braktisë ndeshjen, pas këtyre skenave të tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat