Nga të akuzuar, në akuzues! PSG dhe Man.City mposhtin Fair Play Financiar

Futboll

Nga të akuzuar, në akuzues! PSG dhe Man.City mposhtin Fair Play Financiar

Më: 13 prill 2019 Në ora: 00:19
PSG

Në procesin e zhvilluar të enjten, Gjykata e Apelit në Bruksel është vetëdeklaruar e paaftë për të gjykuar mbi ligjshmërinë e Fair Play Financiar bazuar në ligjet komunitare në fuqi. Gjithashtu, gjykata nuk e konsideroi të domosdoshme rikthimin e çështjes në drejtësinë europiane.

Referuar raportimeve nga “L’Equipe”, përmbledhja e mbrojtjes së paraqitur nga avokëtat e Paris Saint-Germain dhe Manchester City, sikurse dhe nga përfaqësuesit e futbollistëve, sqaron se fakti që gjykata nuk ka ekzaminuar ligjshmërinë e Fair Play Financiar në përputhje me legjislacionin aktual në Bashkimin Europian, nuk i jep vlefshmëri serisë së masave të imponuara nga UEFA.

Pala mbrojtëse ka sqaruar gjithashtu se vendimi i trupit gjykues për tu vetëdeklaruar inkompetent ishte për rrjedhojë një vendim që shpall PSG dhe Manchester City viktima indirekte të Fair Play Financiar.

Avokatët e dy klubeve kanë denoncuar se Fair Play Financiar shkon kundër ligjeve të konkurencës në Bashkimin Europian, kur pengon investimet private, diçka e ndaluar nga rregullorja e komunitetit europian.

Sipas tyre, kjo normë fosilizon strukturën e tregut në favor të klubeve të konsoliduara, të mëdha dhe me potencial ekonomik historik, si për shembull të klubeve gjigante me arkëtim shumë vjeçar si Real Madrid ose Juventus, duke ndëshkuar investitorët e rinj në klubet jo aq historike, si PSG.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat