“Duhet të kesh bërë diçka fantastike kur një lojtar si Sahin të duartroket!”

Futboll

“Duhet të kesh bërë diçka fantastike kur një lojtar si Sahin të duartroket!”

Më: 13 prill 2019 Në ora: 12:43
Foto ilustrim

Rashica është njeriu i momentit te Werder Bremen. Ai ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar 2 asiste në 23 paraqitje në sezonin 2018/19 për klubin gjerman.

Talenti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, po shkëlqen me Werder Bremenin në vitin 2019. Ai e ka ndihmuar skuadrën e tij me gola që të kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë, ku do të përballen ne Bayern Munich dhe të pozicionohet sa më mirë në renditjen e Bundesligës – synimi është Europa League, raporton Gazeta Express.

Se 22-vjeçari është njeriu i momentit, këtë e tregon më së miri edhe reagimi i shokëve të skuadrës.

Së fundmi, është Nuri Sahin, ish-lojtari i Real Madridit dhe Borussia Dortmundit, që është impresionuar nga talenti i “Dardanëve”.

Nuk dihet se për çfarë në të vërtetë ai e ka përgëzuar, por është parë në stërvitje duke e duartrokitur shqiptarin, teksa klubi shkroi në Twitter: “Duhet të kesh bërë diçka fantastike kur një lojtar si Sahin të duartroket!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat