Zbulohet e vërteta e udhëtimit të Leonardos në Brazil

Futboll

Zbulohet e vërteta e udhëtimit të Leonardos në Brazil

Më: 13 prill 2019 Në ora: 13:20
Leonardo

Drejtori sportiv i Milanit, Leonardo udhëtoi drejt Brazilit pak kohë më parë, duke lënë pa ndjekur edhe derbin me Interin.

Një udhëtim blic i drejtuesit kuqezi, që u përfol shumë për një negocim të mundshëm me sulmuesin e Gremio, Everton Soares. Takimi është zhvilluar mes palëve, por deri tani nuk ka një zhvillim konkret për kalimin e 23-vjeçarit në Milano.

Përveç tij, Leonardo ka pasur në fokus edhe një sulmues tjetër të talentuar, i cili është në pronësi të Sao Paolo. 

Bëhet fjalë për sulmuesin Antony, i cili është rritur shumë së fundi dhe ka mundur të zërë vend në formacion si titullar me skuadrën e tij ndeshje pas ndeshje. 19-vjeçari është këmbë majtë dhe luan në krah, njëjtë me pozicion që aktualisht mban Suso.

Leonarda i ka vendosur kontaktet e para me sulmuesin që ka rinovuar deri në vitin 2023 me Sao Paolo, por çështja ka mbetur aty sepse Milani ende nuk ka vendosur të paraqesë një ofertë zyrtare.

Interesi për Antony është rritur shumë pas ndeshjeve të tij të fundit, ku një sërë klubesh nga Premier League dhe Ligue 1 kanë filluar të kërkojnë kontakt me agjentin e tij.

Milan është në pritje edhe të sanksioneve nga UEFA dhe Leonardo e ka çdo gjë nën kontroll sepse çdo lojtar që del në Brazil ai ka prioritet për të hyrë në bisedime më parë se gjithë të tjerët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat