Titulli për Juventusin është një lojë…

Futboll

Titulli për Juventusin është një lojë…

Më: 13 prill 2019 Në ora: 13:20
Titulli për Juventusin është një lojë…

Titulli i tetë radhazi për Juventusin ësh të një lojë… “fëmijësh” me plot kuptimin e fjalës. Jo vetëm për faktin që sot në transfertë ndaj SPAL-it do t’i nevojitet vetëm një pikë (një barazim) për të marrë sigurinë matematikore, por edhe për faktin se për duelin që do të luhet në Ferrara, ai ka grumbulluar shumë lojtarë të skuadrës U-19 dhe asaj U-23 të “Zonjës së Vjetër” si Nikolusi, Kokolo, Kastanos, Goxi dhe Mavididi.

Madje, për një prej dy të parëve ka ardhur edhe premtimi në konferencën për shtyp të “Kontit Maks” se do të ketë shansin që të luajë nga minuta e parë. Kjo do të thotë se pas ndeshjes së vajtjes me Ajaksin dhe në pritje të çerekfinales së kthimit, të martën në “Allianz Stadium”, shumë prej titullarëve dhe të paprekshmëve të Juventusit nuk janë grumbulluar për SPAL-in (jashtë Ronaldo, Pjaniç, Manxukiç, Kosta, Rugani, Matuidi, përveç dy të dëmtuarve Kielini dhe Xhan).

Prandaj edhe rrotacioni pritet që të jetë shumë i gjerë. “Me SPAL-in duhet të jetë një ndeshje e bukur, nga e cila duhet të dalim me çdo kusht me një pikë ose me 3 pikë për të marrë garancinë matematikore të titullit kampion. Do të luajmë në një qytet shumë të bukur si Ferrara, por festë nuk do të ketë, sepse kemi një objektiv të rëndësishëm si Champions-i për të menduar. Titulli i tetë kampion e dimë që do të jetë diçka unike, legjendare dhe unë jam krenar që do të jem pjesë e këtij udhëtimi magjik, por përveç disa përqafimeve në fushë, nuk do të ketë asgjë tjetër. Madje, Ronaldo, Manxukiç, Matuidi dhe disa të tjerë do të festojnë nga divani i shtëpisë, sepse nuk do të jenë të grumbulluar, – bën hyrjen e tij Alegri. – Kundër SPAL-it do të jetë një shans për disa lojtarë që kanë nevojë të luajnë dhe të gjejnë formën e tyre më të mirë në pritje të Ajaksit, por do të ketë një shans edhe për disa lojtarë të skuadrës së të rinjve që meritojnë të veshin bluzën e ekipit të parë”.

PUSHIM DHE “FRIKË” Trajneri i Juventusit më pas ka bërë edhe një analizë mbi ndeshjen e radhës me Ajaksin dhe disa lojtarëve që janë parë në vështirësi, si Manxukiç mbi të gjithë: “Mario ka pasur në dy ndeshjet e fundit urdhra specifikë. Kundër Milanit dhe Ajaksit ka shpenzuar shumë, sepse i është dashur që të sakrifikohet në fushë, por ka një formë të mirë, edhe pse ndoshta jo atë maksimale. Gjithsesi, kur mendoj se ai dhe Matuidi nga finalja e Botërorit e deri më sot mund të kenë grumbulluar vetëm dy javë pushim maksimumi, jam i nderuar që ata sërish nuk janë ankuar dhe nuk kanë ngurruar për asnjë moment që të japin më të mirën në fushën e lojës. Ronaldo jashtë? Sigurisht. Me Ajaksin bëri një ndeshje të madhe, por është e kotë që ta rrezikojmë përpara Ajaksit. Duglas Kosta? Ka ndierë një shqetësim në pulpë pas Ajaksit, shpresoj të mos jetë asgjë serioze”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat