“Nëse nuk do të ndihmohesh nga ne…”, zbardhet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it në Juve-Milan

Futboll

“Nëse nuk do të ndihmohesh nga ne…”, zbardhet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it në Juve-Milan

Më: 13 prill 2019 Në ora: 13:31
Pamje nga ndeshja

Vazhdojnë ende të prodhojnë polemika rastet e takimit Juventus-Milan. Gjyqtari Fabri nuk do të drejtojë asnjë ndeshje këtë javë. “Il Giornale” zbardh bisedën që ka bërë kryesori me dhomën e VAR, ku ndodhej Kalvareze.

Ky i fundit ka thërritur kryesorin që të shikojë rastin në monitor, por Fabri u nervozua duke i thënë se nuk kishte nevojë për ta riparë, megjithëse shkoi përpara monitorit. “Vendos ti, nëse nuk do të ndihmohesh nga ne…”, i ka thënë Kalvreze nga dhoma e VAR. Bëhet fjalë për rastin e prekjes me dorë nga Aleks Sandro, ku gjyqtari gaboi rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat