Letra emocionuese e futbollistit të ri drejtuar gjyqtarit pas kartonit të kuq

Futboll

Letra emocionuese e futbollistit të ri drejtuar gjyqtarit pas kartonit të kuq

Më: 13 prill 2019 Në ora: 14:17
Letra e futbollistit

Futbolli përjetohet shumë nga ata që e praktikojnë në moshë të vogël. Eshtë pasion i pastër, i pandikuar nga asgjë tjetër, si paraja e të tjera interesa.

Që aty duhen ndihmuar të rinjtë, që ta duan këtë sport dhe të edukohen me vlerat e tij më të mira.

Këtë shembull ka dhënë Tiago Tavares, pasi fundjavën e kaluar u dëbua nga fusha me karton të kuq.

“Skuqja” e la ekipin e tij me një lojtar më pak. Pas ndëshkimit, ai vendosi të meditonte dhe e bëri këtë duke shkruar një letër me dorë, të cilën e publikoi edhe klubi i tij, si kërkim faljeje ndaj gjyqtarit. Tavares e di se pezullimi me një ndeshje nuk do të hiqet, por e pa ngushëlluese të kërkuarit falje ndaj arbitrit, trajnerit dhe shokëve të tij. 

“I nderuar gjyqtar, jam numri 64 i GDSC (Grupo Desportivo Samora Correia) dhe emri im është Tiago Tavares, pjesë e ekipit U-11. Po e shkruaj këtë letër që të të kërkoj falje për qëndrimin tim, më 7 prill 2019”. Kështu fillon letra e lojtarit të ri, i cili nuk e fsheh zhgënjimin e tij, që nuk mund t’i ndihmojë shokët këtë fundjavë: 

“Unë e di se keqardhja dhe kërkimi i faljes nuk e anulon pezullimin, por është mirë të dimë si t’i përcjellim gabimet. Nuk do të jem në dispozicion të ekipit tim për ndeshjen e 13 prillit, ndaj e kuptoj zhgënjimin që kam krijuar për trajnerin dhe shokët e ekipit. Ky zhgënjim më mundon edhe mua, edhe familjen time. Sidoqoftë, mund të bëj një gjë në këtë situatë: të kërkoj falje. Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Përshëndetje nga Tiago Tavares”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat