Juve mposhtet në Ferrara

Futboll

Juve mposhtet në Ferrara

Nga: K. G. Më: 13 prill 2019 Në ora: 16:55
Pamje nga ndeshja

Spali befasoi me rezultat 2:1 Juventusin, në ndeshjen e vlefshme të Serie A.  Juve kokulur nga stadiumi Ferrara, ndërsa Spali është në festë për këtë fitore të madhe. Ndeshje mjaft interesante por vendasit befasuan kampionin në fuqi dhe liderin italian. Juves i mjaftonte një pikë që të shpallej edhe matematikisht kampion i ri, por nuk ia dolën kësaj radhe dhe mbeten që këtë ta bëjnë në sfidën e radhës në Torino.

Në minutën e 30-të, Kean realizoi për epërsinë e Juves, kurse Bonifazi barazoi qysh në minutën e katër të pjesës së dytë përkatësisht në minutën e 49-të. Në minutën e 74-të, mbrojtja e Juves jo në nivel dhe Floccari e shfrytëzoi më së mirë, realizon për fitoren 2:1. Pas 32 jave Spal është në vend të 13-të me 35 pikë, kurse Juve udhëheq bindshëm me 84 sosh. Për Spalin janë tri pikë shumë të mëdha në luftë për mbijetesë. Duhet theksuar se Juve luajti pa Ronaldon!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat