Klopp: Chamberlain nuk është gati të kthehet, të tjerët janë të gatshëm

Futboll

Klopp: Chamberlain nuk është gati të kthehet, të tjerët janë të gatshëm

Më: 13 prill 2019 Në ora: 17:57
Alex Oxlade Chamberlain

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka dhënë të rejat e skuadrës, para ndeshjes kundër Chelsea.

Gjermani ka bërë të ditur se për skuadrën do të mungojë Alex Oxlade Chamberlain, por lojtarët e tjerë do të jenë të gatshëm.

Mesfushori anglez po stërvitet rregullisht me skuadrën, por Klopp nuk beson se ai mund të kap ritmin e grupit, në ndeshjet zyrtare.

“Ka kaluar kohë e gjatë. Ai ka luajtur 40 minuta kundër Derby muajin e kaluar. Ai ka nevojë për më shumë minuta” ka thënë Klopp për faqen zyrtare të Liverpool.

“Është e vështirë sepse të gjithë tjerët janë të gatshëm. Si mund t’i krahasoj? Duket pozitiv në stërvitje, sikur Joe Gomez, por ne duhet të jemi të sigurt se ata janë të gatshëm për lojë” ka thënë tutje gjermani.

Liverpool këtë fundjavë do të ketë testin e fundit të vështirë në letër, kur përballë do të ketë skuadrën e Chelsea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat