Skandal, në Kavajë bëhet nami

Futboll

Skandal, në Kavajë bëhet nami

Më: 13 prill 2019 Në ora: 18:00
Skandal, në Kavajë bëhet nami

Çmenduri në Kavajë, aty ku sot duhej të luhej një ndër ndeshjet e sezonit, mes Besës e Bylisit. Në një kampionat si ai i Kategorisë së Parë, ku po luhet kot shumicën e kohës, kjo ishte sfidë direkte për një vend në Superiore.

Pikërisht në një ndeshje të tillë, që duhej të ishte një shembull për futboll të vërtetë në një kampionat qesharak, nuk u përfunduan dot 90 minutat, pasi gjithçka u ndal pa mbërritur minuta e 80-të.

Ndonëse vetëm tribuna kryesore është e hapur në stadiumin Besa, i cili është i rrënuar totalisht, sërish qindra tifozë të ngjeshur në tribunë kanë hedhur në fushë ç'të kishin mundësi, duke goditur disa herë me shishe edhe arbitrin anësor.

Bylisi shënoi në pjesën e parë me Beji Anthony dhe luajti shumë mirë në një fushë të tmerrshme, duke kontrolluar pa asnjë problem një Besë të lodhur dhe pa ide, por kjo gjë acaroi tifozët, që protestonin për gjithçka dhe nisën ta kërkonin me dhunë përmbysjen.

Arbitri Klajdi Kola paralajmëroi disa herë se do të ndalte ndeshjen dhe kur arbitri anësor u godit sërish, ndeshja u ndal, mes sharjeve dhe sendeve që fluturonin nga tribuna. U paknë edhe copa të mëdha gurësh, ndërkohë që policia dhe forcat e sigurisë me vështirësi arritën të nxjerrin arbitrat nga fusha, në një situatë skandaloze.

Ndeshja nuk do të rinisë më dhe Besa do të humbasë ndeshjen në tavolinë, por rrezikon më shumë se kaq, pasi përveç fushës, që do të dënohet, mund të ketë edhe heqje pikësh. Ndërkaq, në Ballsh ka nisur festa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat