Deklaratë e çuditshme e Bylbyl Sokolit

Futboll

Deklaratë e çuditshme e Bylbyl Sokolit

Më: 13 prill 2019 Në ora: 18:08
Deklaratë e çuditshme e Bylbyl Sokolit

Ferizaj ka fituar në udhëtim te Feronikeli me rezultat 2:1, por trajneri Bylbyl Sokoli ka thënë se nuk është i kënaqur me atë që treguan futbollistët e tij, madje e ka vlerësuar lojën më të dobët në këtë stinor. “Fillimisht them se ishte një fitore shumë e madhe, por duhet pranuar se ne treguam lojën më të dobët në këtë stinor në aspektin e disiplinës.  

Në pjesën e parë kishim mundësi të ndëshkojmë rivalin, ndërsa pësuam gol për të cilin që kishim punuar gjatë gjithë javës që të mos pësojmë”, ka thënë Sokoli pas ndeshjes për Supersport Kosova. “Në pjesën e dytën shënuam gol, por unë jam i kënaqur vetëm me rezultatin dhe jo me lojën. Na mbetet shumë punë, shumë disiplinë për ta arritur qëllimin tonë.

Synimi ynë është barazhi, e nëse na jepet mundësia t’i ikim  barazhit do ta shfrytëzojmë. Shpresoj që kjo fitore do të sjellë rritje të moralit dhe karakterit te skuadra jonë”, ka shtuar Sokoli.Ferizaj pas javës së 27-të renditet në pozitën e 10-të me 28 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat