Ramadani: Normal që nuk ndjehemi mirë

Futboll

Ramadani: Normal që nuk ndjehemi mirë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 18:11
Ramadani: Normal që nuk ndjehemi mirë

Trajneri i Feronikelit Zekirija Ramadani, pas humbjes s ekipit të tij nga Ferizaj, u shpreh i zhgënjyer, po deklaroi se ekipi i tij nuk ka humbur shumë dhe se në kampionat nuk ka përfunduar asgjë.
“Normal që nuk ndjehemi mirë, por para se të flasim për një gabim të portierit, ne patëm raste të shumta për të fituar. Ekipi ka pasur probleme në planin psikik, ndoshta e kemi nënvlerësuar kundërshtarin. Kemi bërë një gabim dhe tani na mbetet shumë punë që të kompensojmë atë që humbëm. Por, nuk është kjo fundi sepse edhe po të fitonim, nuk do ta kishim titullin të sigurt”, deklaroi Ramadani transmeton Insporti.“Më vjen keq që humbëm nga Ferizaj edhe pse nuk dua ta nënçmoj këtë ekip. Për tri ditë e kemi ndeshjen e Kupës dhe aty duhet të tregojmë karakterin e një ekipi profesionist dhe të paraqitemi mirë”, përfundoi deklarata e Ramadanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat