Zhegrova, për herë të parë titullar me Baselin

Futboll

Zhegrova, për herë të parë titullar me Baselin

Më: 13 prill 2019 Në ora: 18:18
Edon Zhegrova

Edon Zhegrova është emëruar në formacionin e parë të Baselit për herë të parë sot, kur do të luajë nga fillimi në ndeshjen kundër Grasshoper CLub Zurich.

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, Edon Zhegrova,  iu bashkua gjigantit zviceran në fillim të shkurtit nga klubi i tij Genk, ku do të qëndrojë i huazuar deri në 30 qershor. Baseli ka mundësinë për ta blerë kosovarin në përfundim të huazimit të tij.

Por, që prej transferimit të tij, Zhegrova nuk ka luajtur shumë minuta, duke regjistruar vetëm tri paraqitje nga stoli, apo 38 minuta në total, ndërsa në dy ndeshje nuk ishte ftuar fare.

Ai u largua nga Genku, ku po ashtu nuk luante dhe ishte lënë jashtë skuadrës plot  15 herë, me qëllim që të gjente hapësirë në Basel.

Kjo mundësi i është dhënë pikërisht sot, kur do të fillojë për herë të parë nga minuta e parë, përkrah Arlind Ajetit e Taulant Xhakës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat