Shpërthejnë grushtat edhe te Lyon: Katër lojtarë të përfshirë, trajneri ofron dorëheqjen

Futboll

Shpërthejnë grushtat edhe te Lyon: Katër lojtarë të përfshirë, trajneri ofron dorëheqjen

Më: 13 prill 2019 Në ora: 18:32
Lyon

Pas Bayern Munchen, edhe te klubi francez Olypmique Lyon ka plasur rrahja në stërvitje. 

Gjiganti francez nuk po kalon asapak momente të mira këtë sezon.

Përveç se nuk ishin konkurrent për titull, Lyon e ka humbur edhe pozitën e dytë në tabelë, që mbahet nga Lille.

Por situata ka eskaluar edhe më shumë dhe në stërvitjen e ditës së enjte, katër lojtarë të Lyonit janë përfshirë në një përleshje ku kanë shpërndarë grushte mes njëri tjetrit.

Fillimisht ishte Memphis Depay që u grushtua me mbrojtësin e majtë, Mendy.

Rrahja pasuese ishte ajo mes kapitenit Nabil Fekir me qendërmbrojtësin brazilian Marcelo.

E përditshmja franceze L’Equipe mori vesh për skandalin që ndodhin te klubi i Lyon, derisa trajneri Genesio vendosi të mos i aktivizojë asnjërin nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Nantes që Lyon e humbi me rezultat 2-1.

Genesio ka ofruar dorëheqjen nga klubi dhe këtë do ta bëjë publike nëpërmjet një konference për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat