Solskjaer: Vetëm më të mirë do mbijetojnë

Futboll

Solskjaer: Vetëm më të mirë do mbijetojnë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 18:34
Traineri i Manchester United

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka bërë të ditur se ai do të detyrohet t’i marrë disa vendime të vështira në Old Trafford, para një vere kur priten të largohet nga skuadra shumë lojtarë.

Manchester Unitedi pritet të jetë shumë aktiv gjatë afatit kalimtar të verës. Klubi e ka qëllim ta ndërtojë një skuadër mjaftueshëm të mirë për ta marrë titullin e Premierligës sezonin e ardhshëm, pasi që këtë sezon nuk kanë arritur të garojnë me Liverpoolin e Manchester Cityn, transmeton Gazeta Express.

“Djajtë e kuq” e shijuan një ringjallje pas emërimit të Ole Gunnar Solskjaerit në pozitën e trajnerit, mirëpo tani kanë pësuar disfatë në katër nga pesë ndeshjet e fundit të zhvilluara dhe janë në pozitën e gjashtë në tabelën e Premierligës, tri pikë jashtë top katërshes.

Ander Herrera besohet se do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit, ndërsa ka dyshime edhe për të ardhmet e Juan Matas, Alexis Sanchezit, Eric Baillyt, Matteo Darmianit, Marcos Rojos e Antonio Valencias.

“Nuk jam nën iluzione që kjo do të jetë një punë e lehtë, do të jetë shumë e vështirë. Do të mbijtetojnë vetëm më të mirët. Kështu duhet të jemi. Kemi nevojë për lojtarë që mund të na dërgojnë përpara”, është shprehur Solskjaer.

“Kjo do të thotë se kultura në zhveshtore dhe ajo që e bëjnë çdo ditë duhet të na bëjë sfidues për tituj sërish. Liverpooli dhe City janë shumë para nesh për momentin. Por, edhe ne e kemi një standard të lartë këtu”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat