Interi “lëshon” dorën, 40 milionë euro për yllin e Sitit

Futboll

Interi “lëshon” dorën, 40 milionë euro për yllin e Sitit

Më: 13 prill 2019 Në ora: 19:08
Ilkai Gyndogan

Interi ka nevojë për mesfushor dhe kjo është e qartë, jo vetëm nga fjalët e drejtuesve, por edhe për rastet e pakta që prodhohen për sulmuesit.

Zikaltrit kanë jo pak probleme në këtë repart dhe drejtuesit janë gati të sjellin një emër të afirmuar në arenën europiane.

 

Sipas “Tuttosport”, Ilkai Gyndogan është emri që kërkohet nga Interi. Gjermani ka jo pak eksperiencë në Europë, pasi ka luajtur dhe në finale të Ligës së Kampionëve me fanellën e Dortmundit.

E vetmja gjë që e pengon skuadrën zikaltër të arrijë te lojtari është çmimi i gjermanit, pasi Mançester Siti kërkon plot 40 milionë euro.

Kontrata e lojtarit skadon në verën e vitit 2020 dhe Siti nuk do të donte në asnjë mënyrë të ikte Gyndogan me parametra zero. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat