Zbulohet se kush ishte shkaktari që Fabregas u largua nga Chelsea

Futboll

Zbulohet se kush ishte shkaktari që Fabregas u largua nga Chelsea

Më: 13 prill 2019 Në ora: 19:16
Cesc Fabregas

Cesc Fabregas ishte larguar nga skuadra e Chelseat gjatë afatit kalimtar të janarit, për tu nisur në drejtim të Monacos.

Disa muaj pas këtij transferimi, lojtari ka treguar se cilat ishin arsyet, duke thënë se ai u detyrua të largohet nga ‘Stamford Bridge’ pas arritjes së ‘djalit’ të Sarri, Jorginho.

“Isha tek Chelsea dhe mund të rinovoja kontratën dhe të qëndroja aty, por një trajner i ri erdhi me një lojtar që ishte sikur djali i tij” ka thënë Fabregas.

“Për mua ishte e vështirë të luaja në secilën ndeshje dhe ajo ishte çfarë doja të bëja. Më pëlqen futbolli. Nuk dua të jem i kënaqur vetëm duke pasur fanellën e Chelsea” ka thënë tutje spanjolli.

Jorginho ishte transferuar tek Chelsea për një shumë prej 55 milionë eurove, nga skuadra e Napolit, së bashku me trajnerin Maurizio Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat