Dortmundi u kthehet fitoreve dhe e merr vendin e parë në Bundesligë

Futboll

Dortmundi u kthehet fitoreve dhe e merr vendin e parë në Bundesligë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 20:36
Pamje nga ndeshja e sotme e Dortmund

Dortmundi ka arritur t’u kthehet fitoreve pas disfatës së thellë ndaj Bayern Munichut, duke siguruar fitore me rezultat 2:1 në ndeshjen ndaj Mainzit, në kuadër të xhiros së 29-të të Bundesligës.

Talenti 19-vjeçar anglez, Jadon Sancho, ia siguroi tri pikët e kësaj ndeshjeje Dortmundin me dy golat e shënuara në pjesën e parë të ndeshjes. Këto dy gola ia dhuruan Dortmundit edhe vendin e parë në Bundesligë, të paktën përkohësisht.

Anglezi Sancho e shënoi golin e tij të parë në minutën e 17-të, ndërsa vetëm shtatë minuta më vonë e shënoi edhe golin e qetësisë. Për këtë paraqitje, Sofascore e vlerësoi atë me notën më të lartë nga të gjithë lojtarët në fushë.

Në minutën e 84-të të ndeshjes, Robin Quaison e shënoi golin e vetëm të mysafirëve në këtë ndeshje.

Dortmundi tani radhitet në pozitën e parë në tabelën e Bundesligës, me dy pikë dhe një ndeshje më shumë të zhvilluar së Bayerni.

Bayerni mund ta rimarrë nesër pozitën e parë në tabelën e Bundesligës, nëse arrin fitore në ndeshjen kundër Fortuna Dusseldorfit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat