Pogba e pranon se Man Utd nuk luajti mirë kundër West Ham

Futboll

Pogba e pranon se Man Utd nuk luajti mirë kundër West Ham

Më: 13 prill 2019 Në ora: 22:09
Paul Pogba

Ylli i mesfushës së Manchester United, Paul Pogba, është shprehur i lumtur për fitoren ndaj West Ham, por ka thënë se skuadra nuk luajti mirë.

Ishte reprezentuesi i Francës ai që konvertoi dy penallti në gol, për t’i siguruar tri pikë ‘djajve të kuq’, pikë këto që kanë rëndësi të madhe për garën e top katërshes.

Pas ndeshjes, lojtari ka bërë të ditura pikat ku ata duhet të përmirësohen, duke thënë anash fitores, loja nuk ishte e mirë.

“Ishte lojë e hapur, por ne nuk luajtëm mirë. Me shanset që patëm ne ndoshta luajtëm shumë ngadalë” ka thënë Pogba për ‘BT Sport’.

“Ne do të duhet ta përmirësojmë këtë, ne mësojmë nga kjo dhe fokusohemi për herën tjetër” ka thënë tutje francezi.

“Nuk mund ta shpjegoj nëse ne jemi të lodhur nga Liga e Kampionëve, por ne duhet të pushojmë tani për të martën” ka shtuar ndër të tjerash ylli francez.

United ka pësuar humbje 1:0 në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës, dhe punë akoma më e vështirë e pret në ndeshjen e kthimit, në ‘Camp Nou’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat