Milan shënon fitore të madhe në derbin kundër Lazios, ruan pozitën e katërt në tabelë

Futboll

Milan shënon fitore të madhe në derbin kundër Lazios, ruan pozitën e katërt në tabelë

Më: 13 prill 2019 Në ora: 22:32
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Milanos ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në përballjen kundër Lazios.

Lojtarët e Gennaro Gattuso, para tifozëve të tyre, kanë mposhtur skuadrën nga kryeqyteti me rezultatin minimal, 1:0.

Ndeshja ishte me aksione të shumta nga të dy palët, por pjesa e parë u mbyll pa gola, përkundër rasteve.

Fati i këtij takimi u vendos në minutën e 79’ kur Franck Kessie zhbllokoi rezultatin duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë.

Mundësi të mirë pati edhe Patrick Cutrone, pas një mini gabimi nga Thomas Strakosha, por sulmuesi i Milan nuk e shfrytëzoi më së miri.

Me këtë rezultat, skuadra e Milanos ka ruajtur pozitën e katërt në tabelë, duke grumbulluar 55 pikë në 32 ndeshje.

Lazio në anën tjetër mbetet në vendin e 8, duke grumbulluar 49 pikë me 31 ndeshje të luajtura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat