Ranieri i lumtur me paraqitjen e Romës: Tani lojtarët po e kuptojnë se çfarë dua

Futboll

Ranieri i lumtur me paraqitjen e Romës: Tani lojtarët po e kuptojnë se çfarë dua

Më: 13 prill 2019 Në ora: 23:21
Trajneri Ranieri

Skuadra e Romës ka shënuar fitore shumë të rëndësishme kundër Udinese, në garën për një vend në top katërshe.

Fitorja e ‘Giallorossi’ ishte e dyta me radhë dhe e dyta me rezultatin e njëjtë, duke u rikthyer kështu nga një formë jo e mirë e treguar.

I lumtur me fitoren e siguruar nga Edin Dzeko ishte edhe trajneri Ranieri, i cili beson se tashmë skuadra ka filluar t’i kuptojë kërkesat e trajnerit.

“Kjo fitore na e rrit paksa vetëbesimin. Tashmë e shoh se djemtë kanë filluar të kuptojnë se çfarë dua nga ata” ka thënë Ranieri pas lojës.

“Dua nga ata që të punojmë si skuadër dhe të vrapojmë hapësira shtesë për shokët e skuadrës. Ngadalë , por me siguri, ne po arrijmë atje” ka thënë tutje trajneri italian.

Fitorja e Milan ndaj Lazios e ka kthyer Romën përsëri në vendin e pestë në tabelë, megjithatë diferenca është minimale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat