Gattuso: “Diferencën te Milan e bënë ata të dy! Penalltia ishte neto”

Futboll

Gattuso: “Diferencën te Milan e bënë ata të dy! Penalltia ishte neto”

Më: 13 prill 2019 Në ora: 23:49
Gennaro Gattuso

Pas fitores së arritur ndaj Lazio, trajneri i Milan, Gennaro Gattuso komentoi suksesin e kuqezinjve: “Mendoj se nuk ishte vetëm një Milan prej beteje, kundër Lazio që ka një ekip mjaft fizik. Beteja qëndron, por skuadra shprehu një lojë të mirë. Fitorja ishte e vuajtur, por e dinim sepse po përballeshim me një skuadër të madhe”.

“Diferencën e bënë Suso dhe Calhanoglu. Kur aktivizuam dy futbollistët në sulm, atëherë i vumë në vështirësi, ndërsa më parë po i gudulisnim”, vijoi Gattuso.

“Unë nuk flas kurrë për arbitrat. Sot Rocchi e mbajti mirë ndeshjen. Mendoja se qëndronte edhe penalltia e parë, por tani që e rishoh, them që nuk ishte. Penalltia e dytë është neto fare. 11-metërshi i pretenduar nga Lazio, mbase më parë mund të kishte një faull, por unë flas gjithmonë për ndeshjen dhe jo për arbitrat”, deklaroi trajneri kuqezi.

“Piatek në rënie? Ka pushuar shumë pak, ka luajtur shumë dhe ka bërë shumë gola. Është normale që të hasë vështirësi. Me atë duhet të bëjmë mirë manovrën. Kur përballet me mbrojtës fizikisht të fortë e ka të vështirë, por ka luajtur më shumë se 30 ndeshje. Është e pranueshme që tani të mos jetë në maksimumin e tij”, u shpreh ndër të tjera trajneri i Milan, Gennaro Gattuso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat