Igli Tare flet pas humbjes së Lazio ndaj Milan - Bota Sot
Igli Tare flet pas humbjes së Lazio ndaj Milan

Futboll

Igli Tare flet pas humbjes së Lazio ndaj Milan

Më: 14 prill 2019 Në ora: 09:40
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka komentuar humbjen e skuadrës së tij në përballjen kundër Milanos.

Sipas legjendës së kombëtares së Shqipërisë, skuadra e tij priste që një gjë e tillë të ndodhte, pas gabimeve që kishin ndodhur në ndeshjen Milan – Juventus.

Tare beson se gjyqtaret dje kanë favorizuar ‘Rosonerët’ në mënyrë që të ‘barazohen’ pas gabimeve kundër Juventus.

“Kishte shumë gabime. Fatkeqësisht, ndodhi ajo që ne besuam se do të ndodhte qysh para takimit” ka thënë Tare për ‘Sky Sport Italia”.

“Ne po vinim pas incidenteve që ndodhën javën e kaluar pas vendimeve kontraverse të gjyqtarëve. Shpresonim se ndeshja vendoset në fushë dhe jo nga gjyqtarët, por nuk ndodhi kështu” ka thënë tutje ish sulmuesi i Shqipërisë.

Me fitoren e mbrëmshme, Milan u kthye në pozitën e katërt, në një diferencë minimale me Romën, por ishte skuadra e Lazios ajo që disi humbi shpresat për Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...