Solskjaer: West Ham ishin më të mirë, kështu nuk mund të luajmë ndaj Barcës

Futboll

Solskjaer: West Ham ishin më të mirë, kështu nuk mund të luajmë ndaj Barcës

Më: 14 prill 2019 Në ora: 10:07
Trjaneri i Manchester United

Trjaneri i Manchester United e ka pranuar se skuadra e tij nuk e meritoi maksimalisht fitoren kundër West Ham United.

‘Djajtë e kuq’ siguruan tri pikët mbrëmë, falë dy penalltive të akorduara në favor të tyre, të cilat në gola i ktheu Paul Pogba.

Solskjaer është në dijeni se skuadra e tij nuk tregoi lojë të mirë dhe ka thënë se kundër Barcelonës, një gjë e tillë nuk do t’iu falet.

“Ndonjëherë merr më shumë sesa meriton. Sot ishte ashtu. Për fat të mirë, nuk ishte Barcelona por West Ham” ka thënë Solskjaer.

“Ne kemi një nga portierët më të mirë në botë. Pritjet e tij ishin të jashtëzakonshme. Ai na fitoi ndeshjen sepse në 2:1, do të ngecnim shumë” ka thënë tutje norvegjezi.

Fitorja e Man United ishte me rëndësi të madhe, pasi skuadra vazhdon ëndrrën për një vend në top katërshen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat