Ylli i Anglisë në radarin e Real Madrid

Futboll

Ylli i Anglisë në radarin e Real Madrid

Më: 14 prill 2019 Në ora: 11:00
Santiago Bernabeu

Skuadra e Real Madrid pritet të jetë më aktivja gjatë afatit kalimtar të verës.

Pas një sezoni të dështuar ku ka humbur të gjitha trofetë, ‘Los Blancos’ do të synojnë të përforcohen për sezonin e ardhshëm.

Një nga emrat e fundit që po përmendet se mund të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’ është ai i Declan Rice, raporton ‘Sky Sport’.

Mesfushori 20 vjeçar ishte spektakolar me West Ham, dhe është kërkuar edhe nga skuadra e Manchester United.

Megjithatë, në konkurrencë me ‘djajtë e kuq’ do të jenë edhe Real Madrid, të cilët janë duke përgatitur ofertën e tyre.

Rice së fundmi ka zgjedhur që ta përfaqësoj kombëtaren e Anglisë dhe ai shihet si e ardhmja e mesfushës angleze.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat