Statistika që po ‘tmerron’ Guardiolan para ndeshjes me Crystal Palace

Futboll

Statistika që po ‘tmerron’ Guardiolan para ndeshjes me Crystal Palace

Më: 14 prill 2019 Në ora: 11:31
Pep Guardiola

Skuadra e Manchester City do ta ketë përballjen e radhës me Crystal Palace, në rrugën për titullin e Premierligës.

Fitorja është domosdoshmëri për ‘Citizens’, të cilët janë në luftë për titullin në katër gara të ndryshme këtë edicion.

Por, një statistikë e frikshme për Pep Guardiolan po qarkullon në internet, para përballjes me Crystal Palace.

Guardiola ka fituar 23 nga 27 përballjet e tij me trajnerët anglez në Premierligë. I vetmi anglez që e ka mposhtur Guardiolan është Roy Hodgson.

Hodgson do të ketë sot drejtimin e skuadrës së Crystal Palace, ku do të synojë fitoren. Një fitore e tij do të ishte dhuratë e madhe për Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat