Bayern ofron 50 milionë euro për talentin e Romës

Futboll

Bayern ofron 50 milionë euro për talentin e Romës

Më: 14 prill 2019 Në ora: 11:59
Nicolo Zaniolo

Revolucioni që skuadra e Bayern Mynih do të bëjë verën e ardhshme përfshin edhe talentin 19-vjeçar të Romës, Nicolo Zaniolo.

Mesfushori që luan me verdhekuqtë në Serinë A kërkohet me ngulm nga Juventusi, por duket se bavarezët janë treguar më të shkathët. Madje kampionët e Bundesligës kanë bërë ofertën e parë: 50 milionë euro.

Një shumë që pritet të kënaqë skuadrën e Romës, që është dorëzuar para faktit se lojtari do të largohet në rast se vjen një ofertë e mirë. Sipas “Bild”, drejtuesit e Bayern e konsiderojnë mesfushorin e talentuar si të përshtatshëm për të hedhur bazat e së ardhmes. Bayern i ri synon ta ketë Zaniolo si protagonist, duke parë moshën e tij të re, vetëm 19 vjeç.

Natyrisht që problem për Bayern do të jetë konkurrenca e forte me Juventusin, që gjithashtu kërkon me ngulm lojtarin dhe synon ta mbajë në Serinë A. Për Zaniolo janë interesuar edhe skuadra të tjera jashtë Serisë A, si Manchester City, ndaj në fund duket se do të triumfojë skuadra që ofron më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat