Gattuso: Ky është problemi më i madhi që kam te Milani

Futboll

Gattuso: Ky është problemi më i madhi që kam te Milani

Më: 14 prill 2019 Në ora: 12:35
Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, në një intervistë të lëshuar pas ndeshjes që kuqezinjtë fituan 1-0 ndaj Lazio, ka rrëfyer se për të detyra si trajner i këtij ekipi është e vështirë.

Jo vetëm për faktin se drejton një nga skuadrat më të mëdha në botë, por siç pranon vetë trajneri, në këtë ekip ai ka triumfuar edhe si lojtar.

“Këtu kam qenë gart 15 vjet si lojtar, e njoh mirë ambientin, tifozërinë, gjithçka. Si lojtar kam fituar gjithçka me kuqezinjtë dhe jam krenar. Tani kam një vit e gjysmë si trajner dhe ndonjëherë më ngatërrohen gjërat, pasi e shoh gjithçka ndryshe”, thotë Gattuso.

“Shpesh kam vështirësi të ndaj Gennaro Gattuso si lojtar nga Gennaro Gattuso si trajner i Milanit dhe ky është një problem, pasi nuk di se si të sillem me lojtarët, klubin, tifozët. Kjo situatë më bën nervoz edhe pse është pjesë e punës si trajner. E përjetoj këtë gjë me shumë përgjegjësi, por shpresoj t’ia dal mbanë”, tha Gattuso.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat