PSG gati të rrëmbejë kampionin e botës

Futboll

PSG gati të rrëmbejë kampionin e botës

Më: 14 prill 2019 Në ora: 14:25
Zherom Boateng

Zherom Boateng do të përbëjë të shkuarën e Bajernit, në fund të këtij sezoni.

Gjermani ka që në vitin 2011, që është pjesë e bavarezëve dhe ka fituar gjithçka me këtë skuadër.

PSG-ja do të tentojë gjatë verës të rrëmbejë qëndërmbrojtësin e Bajernit dhe të bëjë një repart difensiv “veteranësh”.

Sipas asaj që raporton “AZ”, PSG-ja do të bëjë një grup lojtarësh, të aftë të luajnë në nivelet e larta europiane dhe të kenë eksperiencën për të fituar Ligën e Kampionëve.

Mbetet për t’u parë nëse francezët do të arrijnë të parët te Boateng, apo do të parakalohen nga klub tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat