Ylli i Juventusit do të mungojë ndaj Ajaxit

Futboll

Ylli i Juventusit do të mungojë ndaj Ajaxit

Më: 14 prill 2019 Në ora: 16:21
Foto ilustrim

Portieri i Juventusit, Mattia Perin do të mbetet jashtë skuadrës për ndeshjen me Ajaxin, ndërsa Giorgio Chiellini dhe Emre Can janë duke u rikuperuar dhe mund të ftohen nga Max Allegri.

Ndeshja e parë e çerekfinales së Ligës së Kampionëve përfundoi 1-1 dhe gjysmëfinalisti do të mësohet në Torino të martën mbrëma, shkruan Football Italia.

Portieri, Mattia Perin pësoi një dëmtim të krahut të djathtë në stërvitje dhe nuk do të jetë gati për sfidën e ardhshme të ‘Zonjës së Vjetër’.

Chiellini dhe Emre Can munguan në ndeshjen e parë për shkak të lëndimeve, por të dy po përparojnë mirë dhe ka mundësi se ata do të jenë së paku në skuadër për atë ballafaqim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat