Liverpool – Chelsea, ky është rezultati i pjesës së parë

Futboll

Liverpool – Chelsea, ky është rezultati i pjesës së parë

Më: 14 prill 2019 Në ora: 18:35
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Liverpool – Chelsea.

Pjesa e parë në ndeshjen e xhiros së 33’të të Premierligës që po zhvillohet në ‘Anfield’ ka përfunduar me rezultatin 0-0, përcjell GazetaBlic.

Skuadra e Chelseat ishte e koncentruar më shumë në mbrojtje dhe me kundërsulme provonte të rrezikojë portën e Alisson.

Hazard kishte mundësinë e vetme për ‘Blues’ në 45 minutat e para – por goditje e tij ishte e dobët për të mposhtur Alissonin.

Në anën tjetër, Mane kishte mundësinë më të mirë shënimi për ‘Reds’, mirëpo goditja e tij shkoi shumë pranë portës së Kepa Arrizabalaga.

Vlen të theksohet se mbrojtësi i Chelseat, Rudiger u lëndua dhe vendin e tij e zuri, Christensen në minutën e 40’të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat