Këndellet Interi, blindon pozitën e tretë

Futboll

Këndellet Interi, blindon pozitën e tretë

Më: 14 prill 2019 Në ora: 22:33
Pamje nga ndeshja

Interi e ka mundur 3-1 Frosinon dhe ka shkuar në kuotën e 60 pikëve, 5 më shumë se Milani e 6 më shumë se Roma.

Pas barazimit me Atalantan në “Giuseppe Meazza”, Interi ka gjetur rrugën drejt fitores në Serie A.

Të besuarit e Spalletit, triumfuan në udhëtim te Frosinone me rezultat 3-1.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 19’, Radja Nainggolan shënoi për 1-0.

Para se skuadrat të shkojnë në pushim të pjesës së parë, nga pika e bardhë shënoi mesfushori kroat, Ivan Perisic.

Ish-kapiteni, Mauro Icardi i lejoi kroatit të gjuante penalltinë, dhe ky i fundit ishte shumë i ftohtë para portierit vendas dhe realizoi për 0-2 në minutën e 37′.

Në pjesën e dytë, në minutën e 61’, vendasit u rikthyer në lojë. Ishte Francesco Cassata ai që shënoi për 1-2 për t’i dhënë shpresa të tijve për të nxjerrë rezultat pozitiv nga ky takim.

Por, meqenëse nuk arritën të gjejnë golin e barazimit, ata pranuan edhe një në minutat shtesë – Matias Vecino shënoi për rezultatin përfundimtar 3-1.

Pas kësaj fitore, Interi ka shkuar në kuotën e 60 pikëve, duke blinduar pozitën e tretë, me pesë pikë më shumë se Milani e gjashtë më shumë se Roma. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat