Juventus nuk ka shpresa për De Ligt, nisin tentimet për Joao Felix

Futboll

Juventus nuk ka shpresa për De Ligt, nisin tentimet për Joao Felix

Më: 15 prill 2019 Në ora: 09:09
Joao Felix

Skuadra e Juventus duket se është pajtuar të heq dorë nga Matthijs De Ligt, i cili duket se veçse është i vendosur që të kalojë tek Barcelona.

Qendër mbrojtësi i Ajax Amsterdam ka qenë dëshira e madhe e drejtuesve të Juventus, të cilët e shihnin holandezin si zëvendësuesin ideal për Giorgio Chiellini.

Gjithsesi, ‘pazaret’ e Juventus nuk ndalen këtu, pasi ata menjëherë kanë kthyer vëmendjen kah një tjetër yll premtues.

Anëtari i Benfica, Joao Felix, i cili luan në repartin e sulmit, është lojtari që po kërkohet se fundmi nga ‘Zonja e vjetër’ dhe sipas raportimeve të ‘Gianluca DiMarzio, kampionët e Serie A janë favoritët për të siguruar shërbimet e tij.

Për lojtarin portugez interesim i madh është shfaqur edhe nga Manchester United dhe Real Madrid, por spanjollët nuk kanë raporte të mira me Benfican dhe do ta kenë problem arritjen e marrëveshjes.

Juve në anën tjetër do ta shfrytëzoj edhe bashkëvendësin e Felix, Cristiano Ronaldo, për ta bindur lojtarin të kalojë në ‘Allianz Stadium’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat