Guardiola ka besim se City do fitojë titullin

Futboll

Guardiola ka besim se City do fitojë titullin

Më: 15 prill 2019 Në ora: 11:53
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka këmbëngulur se beson në aftësitë e futbollistëve të tij për t’i fituar të pesta ndeshjet e mbetura në Premierligë, në një “luftë dramatike” për titull.

Guardiola thekson se ekipi i tij, i cili është në ndjekje të triumfit të katërfishtë historik (katër trofeve në të gjitha katër garat), nuk është i pamposhtur, edhe pse e paralajmëroi rivalin për titull se nuk ka arsye përse të dyshojë në futbollistët e tij.

 “Ne luajtëm çdo tri ditë në dhjetor, janar dhe shkurt, pra pse të mos ju besojmë këtyre djelmoshave për ta bërë përsëri?”, tha spanjolli.

“Natyrisht, ne mund të humbasim, nuk jemi të pamposhtur. Edhe ne kemi dobësi”, shtoi ai. “Për dy sezone i kemi arritur 183 pikë, kanë mbetur edhe pesë ndeshje, përse duhet të dyshoj në atë që mund ta bëjnë këta lojtarë? Unë kurrë nuk dyshoj në futbollistët e mi”, këmbënguli ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat