Chiellini mbanë në ankth Allegrin

Futboll

Chiellini mbanë në ankth Allegrin

Më: 15 prill 2019 Në ora: 15:41
Giorgio Chiellini

Mbrojtësi italian është në dyshim për ndeshjen e nesërme ndaj Ajaxit.

Juventusi do të presë nesër Ajaxin në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve. “Zonja e Vjetër”, ka marrë një rezultat pozitiv 1-1 nga ndeshja e parë e zhvilluar në Amsterdam.

Por problem i madh për trajnerin Massimiliano Allegri, mbetet lëndimi i kapitenit Giorgio Chiellini, i cili ende nuk dihet nëse do t’ia dalë të luajë në sfidën e nesërme.

Gjithçka do të vendoset gjatë ditës së sotme kur do të kryhen edhe disa teste para se të kuptohet nëse Chiellini do të luajë nesër apo jo.

Ndërkohë Emre Can është kthyer dhe mund të luajë nga minuta e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat