Reja në krye të Shqipërisë, zbulohet zëvendëstrajneri që e shoqëron

Futboll

Reja në krye të Shqipërisë, zbulohet zëvendëstrajneri që e shoqëron

Më: 15 prill 2019 Në ora: 18:00
Edi Reja

Edi Reja do të jetë trajneri i ri i Shqipërisë. Ai ka gjetur gjuhën e përbashkët me kreun e Federatës, Armand Duka dhe do të marrë çelësat e ekipit tonë përfaqësues. Italiani do të prezantohet të martën ose të mërkurën. 

"Gianlucadimarzio.com" shkruan se 73-vjeçari nuk do të mbërrijë vetëm në Tiranë, por do të marrë dhe stafin e tij me vete. Zëvendëstrajneri i Shqipërisë do të jetë një tjetër italian, ish-futbollist që do të mbështesë Rejën në këtë aventurë. 

Fjala është për Alessandro Calorin. Ky i fundit momentalisht është pa punë, pasi u largua nga Ternana në shkurt. Calorin ka drejtuar dhe ekipe si Brescia, Novara, Avellino, Padova etj. Skuadra jo elitare në Itali. 52-vjeçari ka qenë ish-futbollist me një karrierë të mirë, pasi ka luajtur me Udinesen, Brescian, Perugian, etj. 

Alessandro Calori mbahet mend për golin që i shënoi Juventusit kur luante te Perugia në ndeshjen e fundit të kampionatit duke i shkaktuar humbjen Juves që humbi titullin kampion në vitin 2000 dhe Lazio e fitoi me 1 pike diferencë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat