Muamed Sejdini në vizitë te kreu i UEFA-së

Futboll

Muamed Sejdini në vizitë te kreu i UEFA-së

Më: 15 prill 2019 Në ora: 18:25
Muamed Sejdin

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdini qëndron në vizitë tek kreu i UEFA-së, Aleksandar Çeferin. Ky takim ndodh me ftesë të kreut të UEFA-së që priti Sejdinin për të diskutuar pas zgjedhjes së tij si kryetar i FFM-së, ku mes tjerash bisedohet për planet që shtëpia e futbollit vendor do t’i përpilojë për të ardhmen.

“Jemi të gëzuar që te UEFA kemi partner të shkëlqyeshëm dhe në këtë mënyrë me përkrahje të madhe nga miku ynë Aleksandar Çeferin do të ndërtojmë federatë edhe më të fuqishme me strukturë të mirë dhe marrëdhënie të shkëlqyeshme me asosiacionet tjera. FFM është pjesë e pandarë e familjes së UEFA-së e cila gjithmonë do të mbështesë bazën e saj”, shprehet nga Gjeneva presidenti i FFM-së Muamed Sejdini, i cili vazhdon takimin e sotëm me numrin ‘një’ të UEFA-së, Aleksandar Çeferin.
Ky takim u paralajmërua që pas 17 marsit kur Muamed Sejdini u zgjodh president i ri i FFM-së kur në telegramin e Xhani Infantinos dhe Aleksandar Çeferenit, mes tjerash u tha se e presin në zyrat e tyre. Takimi u shty deri tani shkaku i angazhimeve të dy palëve. ( Foto: UEFA.com)

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat