Juventusi përmes agjentit të Ronaldos kërkon yllin e Benfikës

Futboll

Juventusi përmes agjentit të Ronaldos kërkon yllin e Benfikës

Më: 15 prill 2019 Në ora: 18:32
Cristiano Ronaldo

Juventusi duket se është një nga ekipet më të interesuara për talentin më të përfolur të momentit, Zhoao Feliks. Në fakt, rruga për të mbërritur te 19-vjecari i Benfikës nuk do të jetë aspak e lehtë pasi Feliks ka pas vetes klubet më të mëdha europiane. Ndërkohë, pas paraqitjes së fundit në Ligën e Europës, ku sulmuesi shënoi edhe një tregolësh ka rritur interesimin dhe e ka bërë garën për të nënshkruar me të akoma më të ashpër. Ndërkaq, duke parë interesimin e jashtëzakonshëm, Benfika kërkon të marrë maksimumin nga shitja e Feliks, teksa pretendojnë jo më pak se 100 milionë euro. “Zonja e Vjetër” pavarësisht konkurrencës udhëheq garën për Feliks, teksa është e favorizuar nga marrëdhëniet e shkëlqyera me menaxherin e Kristiano Ronaldos, Horhe Mendez. Menaxheri portugez preferon Juventusin, ndërsa Feliks do të kishte mundësinë për të luajtur sëbashku me idhullin e tij, Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat